Sigal

Në vitin 2009 Kejsi Tola shkëlqeu me paraqitjen e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision Song Contest’. Pavarësisht se në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe, Kejsi diti si ta zotëronte skenën. Ditën e sotme këngëtarja është kthyer pas në ato vite, duke qenë se është bërë pjesë e një ekspozite në një muzë shumë të njohur në Suedi.

“ABBA The Museum” në Stokholm, është krijuar për bandën e ‘pop’-it ABBA dhe në këtë muze herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën. Në të përfshihen arritje të këngëtarëve, veshje të tyre e shumë të tjera. Kejsi është kthyer në një kukull në miniaturë me veshjet nga performanca në ‘Eurovison’. Përkrah saj është dhe kukulla e djalit të veshur me blu, që e shoqëronte Kejsin gjatë kërcimit të saj. “Unë dhe djali blu. Eurovison 2009”, – shkruan Kejsi përkrah fotos.