Po planifikonin të martoheshin, këngëtarja e njohur i jep fund fejesës pas dy muajsh

327
Sigal

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato u fejua me aktorin Max Ehrich në muajin korrik. Ai i propozoi buzë detit dhe momenti romantik u fotografua nga një mik i çiftit.

Ndonëse dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe po planifikonin të martoheshin së shpejti, mediat e huaja bëjnë me dije një lajm të papritur. Një burim i sigurt për revistën “People” ka zbuluar se Demi dhe Max e kanë prishur fejesën.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë ndarë rrugët, për t’u fokusuar në karrierat e tyre. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin, dhe do të kujtojnë gjithnjë kohën që kaluan së bashku”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Demi zbuloi se kishte filluar të shihte për fustanin e bardhë të nusërisë.