Sigal

Dy inspektorë të AKU në Korçë janë pezulluar nga puna me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU. Klement Kodra dhe Daut Pepa, me detyrë inspektorë pranë AKU Korçë janë pezulluar nga detyra një ditë pasi në një magazinë ushqimore në Korçë u sekuestruan 2 ton pije të skaduara dhe mallra të tjerë ushqimorë.

Sipas të dhënave nga burime brenda AKU, pezullimi i dy punonjësve ka ardhur pasi pak ditë më parë ata kanë ushtruar kontroll tek subjekti “Argentili” dhe sipas raportit të paraqitur prej tyre subjekti ka rezultuar në rregull.

Vetëm pak ditë më vonë një inspekim i drejtorisë së përgjithshme të AKU konstatoi disa shkelje nga ky subjekt, ndërkohë që mësohet se për dy punonjësit do të depozitohet padi penale nga drejtoria e përgjithshme.