Katër muaj që nuk shihen! Afrona Dikën e këput malli për Bleron, i dedikon fjalët prekëse

313
Sigal

Afrona Dika dhe Blero Muharremi kanë 4 muaj që janë ndarë nga njëri tjetri, e për këtë është bërë shkak pandemia.

Duket se Afronën e ka marrë shumë malli për bashkëshortin e saj aq sa ka bërë një shkrim për të. Në një status prekës, ajo shprehet se dashuria u ka dhënë forcë të kalojnë çdo sfidë, por sërish i mungon Blero çdo ditë e më shumë.

“Më mungon çdo ditë e më shumë……Mungesa jote është aqë e madhe ,Sa që nuk e dij se si Ta shpjegoj̈ me fjalë…Dashuria e fortë na Ka dhënë forcë të mbijetojmë̈ Çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë… Janë bërë 4 muaj që nuk Jemi parë dhe më Mungon Cdo ditë e më shumë… Sikur Te rilindja do të të bëja të njëjtë̈n zgjidhje të martohesha me Ty dhe të ndaja jetën me Ty të dua ”, shkruan Afrona ne Instagram.

Çifti ka kohë që nuk e kanë parë njëri-tjetrin, pasi Afrona po qëndron në Zvicër ndërsa Blero në Kosovë dhe e kane te pamundur te fluturojne per tu takuar per shkak te COVID-19.