Kanye West sërish në telashe! Reperi paditet nga ish-punonjësi

20
Sigal

Kayne West thuhet se ka bërë deklarata të papërshtatshme seksuale ndaj një punonjësi të tij kur ka qenë në prani të kolegëvë të “Yeezy”.

Një padi është ngritur ndaj reperit, nga Trevor Philips, i cili sipas dokumentave të siguruara nga Page Six, ka deklaruar se West i ka treguar foto nudo të një shoqeje të tij, në sy të stafit. Madje, ka bërë edhe sikur masturbohej duke prekur gjenetalet gjatë një mbledhjeje në një hotel në Kaliforni.

Kanye West sërish në telashe! Reperi paditet nga ish-punonjësi

Philips ka treguar se në periudhën kur ka ndodhur kjo ngjarje, West kishte nisur të përhapte teori konspirative ndaj komunitetit hebre dhe ka lëvduar në sy të stafit Hitlerin. Më tej, ish-punonjësi i reperit ka deklaruar se ai i bënte komplimenta të çuditshme që e bënin të ndihej në siklet.

Një detaj tjetër shumë i rëndë që përmendet në padi është fakti se Kanye ka deklaruar se do u rruante kokat fëmijëve që kishte në shkollën e tij dhe do t’i mbyllte në kafaze. Ndërsa nuk u la pa theksuar se reperi diskriminonte stafin me ngjyrë dhe nuk tregohej racist me të bardhët. Vetë Philips është person me ngjyrë.

Kanye West sërish në telashe! Reperi paditet nga ish-punonjësi

Padia përmblidhet në akuzë për diskriminim, krijim të një ambienti toksik pune, ofendim, shfrytëzim e të tjera. Philips u pushua nga puna prej West në 2023-shin dhe po kërkon të dalë para një jurie në gjykatë.