Sigal

Ermal Mamaqi dhe Julian Deda ruajnë një miqësi shumë të fortë që nga njohja e tyre në fillimet e ‘Portokalli’. Të dy i kemi parë të rriten në skenë dhe duke qenë se kanë kaluar vite me siguri keni harruar se si dukeshin ata vite më parë. Ditën e sotme, Julian Deda ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të vjetër, ku shihet përkrah Ermal Mamaqit dhe akorit tjetër të ‘Portokalli’, Ledio Lako.

Të tre aktorët në atë kohë bënin tifo për skuadrat e tyre të zemrës, Ermali dhe Ledio për Tiranën, ndërsa Juli për Vllazninë. Nga fotoja vihet re se që nga ajo kohë Juli dhe Ermali kanë ndryshuar pak në pamjen e tyre. Të dy me më pak flokë, ndërsa Juli përveç flokëve, ka humbur edhe disa kilogramë në peshë.