Sigal

DJ Avicii i ka lënë të gjithë pasurinë e tij prej 25.5 milionë dollarësh prindërve të tij.

Dokumentet zyrtare të publikuara nga “Swedish Tax Agency” kanë zbuluar se Klas Bergling dhe Anki Liden do të trashëgojnë pasurinë e artistit të ndjerë.

DJ Avicii, emri i të cilit është Tim Bergling u gjet i vdekur në Muscat, Oman në prill të këtij viti. Pas vdekjes, familja shkroi një letër duke thënë se 28-vjeçari nuk mund të jetonte më dhe dëshironte paqen.

Sipas ligjit suedez, paratë automatikisht do t’u dhurohen prindërve të tij pasi ai ishte i pamartuar, pa fëmijë dhe nuk kishte shkruar një testament para vdekjes, shkruan gazeta “Expressen.se”

Thuhet se Avicii ka pasur borxhe prej 96,4 milionë dollarë në SHBA dhe 73.430 paund në Kanada, të cilat u paguan para se prindërit e tij të trashëgojnë pasurinë e tij.

Avicii u bë i pasur në një kohë të shkurtër duke arritur në 28 milionë dollarë në vitin 2014. Në cdo koncert ku performonte, paguhej 250 mijë dollarë.