Sigal

Me rastin e 25 vjetorit të daljes së numrit të parë të revistës “Urtësia”, organ i Selisë së Shenjtë Bektashiane, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,  Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e enjte, datë 20.12.2018, ora 10:00 në sallën “Balsha”, (Hotel Tirana Internacional). Programi është: Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Fjala e rastit e kryeredaktorit të revistës “Urtësia”, Syrja Xhelaj. Përshëndetja e Presidentit të Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta dhe akordimi I titullit për revistën “Urtësia”. Ndarja e certifikatave të çmimeve të konkursit, organizuar në kuadrin e 25-vjetorit të revistës “Urtësia”.