Sigal

Shqipëria ka shpallur  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Vendimi i Shqipërisë për shpalljen e ambasadorit iranian dhe zyrtarit tjetër si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Kujtojmë se ambasadori iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia është akuzuar nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.