Ilda Bejleri, nënë për herë të parë: Zbulohet emri i vogëlushes

233
Sigal

Moderatorja Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë.

Bejleri është bërë nënë e një vajze, emri i së cilës është Siena.

U raportua për herë të parë në muajin prill se moderatorja ishte shtatzënë. Në qershor, Ilda konfirmoi tërthorazi shtatzënë përmes një fotoje ku dukej disi barku i rrumbullakosur. Asokohe, ajo u shfaq në Instagram duke konsumuar një pije për të cilën thekson në mbishkrim se nuk është alkool.

Ilda është përpjekur ta mbajë private jetën personale, ndaj nuk dihen detaje të tjera.