Rrëfimi prekës i Eli Farës për të bijën: Ulërija, ngrita spitalin në këmbë…

524
Sigal

Eli Fara ka bërë sot një dedikim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Marina. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, ka kujtuar momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia shpërblyen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.

Eli Fara kujton ulërimat, dhimbjet dhe shakatë që bënte mjeku me të, kur i kërkonte të këndonte një këngë. Por në fund tregon se harroi gjithçka kur mori në krah Marinën e saj që i ngrohu shpirtin dhe zemrën.

“Në dt 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge! (Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të dt 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë ?? prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe ???? Marina ime!????????????”, shkruan ajo.