Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin

40
Sigal

Pas zërave se ka probleme në martesën e tyre, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë konfirmuar se “kanë ndërmarrë vendimin e vështirë që të divorcohen”.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin

GETTY IMAGES

Në një deklaratë të përbashkët për ET, ata u shprehën: “Kemi marrë vendimin e vështirë që të divorcohemi. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, me mirësjellje kërkojmë të respektoni privatësinë tonë”, u shprehën ata.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin

INSTAGRAM

Një burim u shpreh se prej kohësh ata nuk qëndrojnë bashkë, në mënyrë që të kenë distancë nga njëri-tjetri dhe që të gjejnë rrugën e tyre në të ardhmen.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin

WIREIMAGES

“Ata kanë kaluar kohë pa njëri-tjetrin, për t’u përqendruar te vetja, karriera dhe njerëzit e dashur. Sofia po bën gjithçka për markën e saj të bukurisë dhe është shumë e përfshirë dhe e emocionuar për sipërmarrjen e saj. Ajo organizoi një drekë në fund të qershorit në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe Joe s’ishte prezent. Gjithsesi, ajo sërish e kishte në mur foton e tyre duke u puthur”.

Njerëzit dyshuan për probleme në martesën e tyre, pas urimit të Joe në Instagram, i cili përmes një fotoje, uroi thjesht dhe thatë ish-partneren. “Gëzuar ditëlindjen, Sofia”, shkroi ai dhe njerëzit spekuluan se çifti kishte probleme. Zërat i shtoi edhe fakti që Vergara e festoi ditëlindjen në Itali, pa Manganiello-n.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin

INSTAGRAM

Sofia dhe Joe u lidhën në vitin 2014 kur ajo u nda nga Nick Loeb dhe ishin të martuar prej 7 vitesh.