Reshje shiu në Tiranë, si po luhaten temperaturat

175
Sigal

Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.

Por vranësirat po shtohen në pothuajse të gjithë territorin. Këto vranësira pritet të sjellin shira, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Gjatë mesditës sot në Tiranë ka pasur reshje shiu në zona të ndryshme, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen pasdite duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.