Harry dhe Meghan, festojnë 1 vjetorin e djalit (VIDEO)

134

Sot është një ditë shumë e veçantë për Princin Harry dhe Dukeshën e Sussex Meghan, pasi djali i tyre mbushi 1 vjeç. Ata vendosin ta festojnë ditëlindjen e tij dhe ta ndajnë atë me të gjithë përmes një video të postuar në rrjete sociale. Në video shfaqet Meghan me Archien e vogël teksa i lexon librin e tij të preferuar. Harry është ai që regjistron këtë video. Kjo vjen dhë në një kuadër të një fushate bamirësie për të gjithë fëmijët që janë prekur më shumë nga koronavirusi. 30 milion fëmijë në të gjithë botën vuajnë për ushqim, një situatë kjo e krijuar nga pandemia. Ndaj nisma “Save the children” po punon për të ngritur fonde të mjaftueshme që tu vijë në ndihmë sadopak këtyre fëmijëve.