Gjobiten producentët e filmit ‘Rust’, pas vr*sjes së kineastes në xhirime

153
Sigal

Gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust”, aktori i njohur Baldëin ka shtënë në armë duke lënë të vdekur kinematografen Halyna Hutchins.

Lidhur me këtë tragjedi, të gjithë prodhuesit e filmit “Rust” janë kritikuar shumë nga autoritet përkatëse si dhe janë gjobitur nga mosndjekja e rregullave të sigurisë.

Sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikos ata kishin treguar “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”.

Image

“Rust Movie Productions” është gjobitur me 136,793 dollarësh për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës

Baldëin ka mohuar se ka përgjegjësi për të shtënat fatale.

“Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldëin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Aktori kishte deklaruar se ishte informuar se arma që ka përdorur ishte “e sigurt”, por në të ka pasur municion. Rikujtojmë se Alec Baldëin, po përgatitet të shfaqet sërish në ekran.

Image