Gashi publikon videoklipin e këngës “My Year”

473
Sigal

Gashi e ka publikuar videoklipin e bashkëpunimit “My Year”.

Reperi i famshëm shqiptar i cili jeton prej vitesh në Amerikë po vazhdon karrierën e tij muzikore me shumë suksese.

Pasi e publikoi këngën “My Year” para tre muajsh dhe zgjodhi vetëm verisonin audio të saj për ta ndarë me publikun, Gashi tani e ka publikuar me videoklip këtë projekt muzikor, të cilin e ka në bashkëpunim me G-Eazyn.

Kënga pa videoklip ka arritur shumë klikime në Youtube, pritet që edhe si projekt i kompletuar me anën vizuale ta arrijë suksesin e njëjtë.

Duhet kujtuar se Gashi ka sjellë bashkëpunim edhe me reperin e njohur shqiptar, Ledri Vulën. Kënga “That’s mine” deri tani ka arritur të klikohet më shumë se 6 milionë herë.