Është një ndër këngët më të dëgjuara, por a e dinit si lindi kënga “Bananja”? Ja rrëfimi i këngëtarit

707
Sigal

Ai është dashnori i të gjithëve! Pavarësisht se është shkëputur nga muzika, sërish miqtë më të mirë i ka në këtë rreth. Dashnor Diko, këngëtari i njohur i fillim vetëve ‘90 me këngën “Si banania” e cila sot e kësaj dite mbetet hit, e bëri të famshëm edhe këtë frutë të panjohur për Shqipërinë e kësaj kohe.

Kënga e këngëtarit të mirënjohur Dashnor Diko, “Si Banania” vazhdon sot e kësaj dite të dëgjohet edhe pse është publikuar në vitet ’90: “Nje ze flet vajza eshte si banania. Te shijon kur e zhv.esh, e prek ti vet. Por kujdes, por kujdes nga banania”.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Treshat”, Diko u pyet nga Bora Zemani se nga u frymëzua për këtë këngë.

Dashnor Diko tregoi se tekstshkruesi Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën teksa ishte në një udhëtim dhe rrugës kishte me vete një qese me banane nga të cilat u frymëzua duke krijuar këngën që la gjurmë në muzikën shqiptare.