Emina Cunmulaj reagon për shembjen e Teatrit: Lufta kundër kulturës nuk ka mbaruar…

296
Sigal

Modelja e mirënjohur shqiptare Eminca Cunmulaj, është gjithmonë kritike për padrejtësitë që ndodhin në Shqipëri. Sikurse shumë personazhe të tjerë  edhe Emina ka reaguar për shembjen  e Teatrit  Kombëtar që u shemb dy ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Cunmulaj ka thënë se  gjithçka po ndodh në Shqipëri po bëhet për të rishkruar historinë, dhe për të zhdukur këtë histori tonën të Shqipërisë, duke hequr qafe të gjitha gjurmët fizike të historisë

“Ata po rishkruajnë historinë në këtë moment. Një nga mënyrat për të hequr qafe historinë është duke hequr të gjitha gjurmët fizike të historisë dhe t’i bëjë ata të besojnë se asgjë nuk ka ndodhur , atje nuk ka pasur kurrë asgjë. Kanë zhdukur identitetin e qyteteve dhe kujtesën e njerëzve. Kjo luftë kundër kulturës nuk ka mbaruar. Si mund ta frenojmë rrugën e saj dhe të shpëtojmë rrënjët, dhe të ruajmë historinë  se kush jemi ne.”- ka shkruar Emina.