Elvana Gjata dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim? Detaji që shtoi dyshimet

32
Sigal

Prej më shumë se një viti, Elvana Gjata i ka munguar tregut muzikor shqiptar.

Fansat e kanë ndjerë mungesën dhe në rrjete sociale, dhe çdo postim që bën këngëtarja, ndonëse shumë i rrallë pritet me shumë kuriozitet.

Disa foto që ka postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet në studion koreografike të Albi Nakos, ka shtuar dyshimet se Elvana po përgatitet për projektin e ri.

Mirëpo, duket se Elvana po vjen me një bashkëpunim.

Një koment që Mozzik ka lënë krah fotos ka shtuar dyshimet se dy artistët më në zë të skenës shqiptare kanë bashkuar forcat për të sjellë hitin e 2021-it.

“Çuhet a po Quhet ? ka shkruar Mozzik, ndërsa ky koment ka mjaftuar që të nisin aludimet se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.

Kujtojmë që pak kohë më parë dhe Prive raportoi se dyshja janë bërë bashkë. Ndërsa ende nuk ka asnjë detaj nga ky projekt, ajo që është e sigurt është se padyshim do të jetë një super hit.