Dukesha Middleton jep lajmin e ëmbël për Princ Louis, zbuloni se çfarë ka ndodhur me vogëlushin

383
Sigal

Nuk ka kaluar shumë kohë që prej ardhjes në jetë të Princit të vogël Louis, fëmijës së tretë të Kate Middleton dhe Princ William.

Faqja zyrtare e pallatit mbretëror ‘Kensington’, publikoi në ‘Instagram’, disa foto të vogëlushit që duket se është rritur shumë shpejt dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një tjetër detaj që mediat e huaja kanë vënë re, është ngjashmëria e Louis me motrën e tij Charlotte kur ishte po aq e vogël.

Ka qenë Kate Middleton e cila ka dashur ta vërë në dukje rritjen e Princit, duke theksuar se ai tashmë ka filluar të ecë këmba dorazi.

Ky lajm i ka gëzuar të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore, pasi Princ Louis është vetëm 9 muajsh dhe ka nisur t’i hedhë hapat e parë që tani./