Dua Lipa dhe Anwar Hadid “arratisen” sërish, ndajnë çaste romantike pranë njëri-tjetrit

Përpos suksesit në muzikë, Dua Lipa është komentuar shumë edhe për jetën personale. Prej kohësh, ylli shqiptar me famë botërore po shijon romancën me vëllain e motrave Hadid, Anwar. Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë momente romantike pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, autorja e hitit “New Rules” ka publikuar disa imazhe të reja, ku shfaqet me partnerin e saj teksa shijojnë një shëtitje së bashku në Palm Springs. 25-vjeçarja dhe 21-vjeçari tashmë e kanë bërë lidhjen serioze, aq sa Dua vendosi të bëjë sakrificë të madhe për partnerin e saj.

NOA

Pak kohë më parë, ajo la Londrën për t’u zhvendosur në Los Angeles pranë familjes së Hadid. Ndërkohë, përsa i përket jetës profesionale, Dua po shijon suksesuin e albumit të fundit, versionit remix të “Future Nostalgia”