Donaldi dyshon se Romeo dhe Aleksia janë ndarë! Ja cila është arsyeja

228
Sigal

Banorët e shtëpisë së “Big Brother Albania” i janë nënshtruar një sfide shumë interesante ditën e sotme.

Pas 4 muajve izolim, “Vëllai i Madh” mundësoi për banorët të informohen për botën jashtë nëpërmjet 40 fakteve, ku 26 janë të vërteta dhe 14 jo të vërteta.

Banorët kanë si detyrë të identifikojnë se cilat fakte janë reale dhe cilat jo.

Një prej fakteve që iu komunikua banorëve ka qenë respektivisht: “Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.”

Lidhur me këtë gjë ka reaguar Donaldi, vëllai i Romeos, i cili është shprehur se beson që ky fakt është i vërtetë. Ai tha se dyshja kanë patur probleme së fundmi me njeri-tjetrin, ndërkohë që ai rikujtoi gjithashtu ardhjen e binjakut në shtëpi, ku foli për “pëlqimin” e tij ndaj Beniadës.

“Unë mendoj që është e vërtetë. Ata kanë pas probleme kështu që mendoj që jan ndarë. E mendoj që është e vërtetë gjithashtu sepse ai erdhi në shtëpi dhe foli për Beniadën.”– u shpreh ai.

Rikujtojmë se së fundmi është përfolur shumë për lidhjen e Aleksias dhe Romeos ku shumë ndjekës dyshojnë për ndarjen e tyre, si rrjedhojë e faktit që nuk ndiqen më me njeri-tjetrin në llogaritë e tyre të “Instagram”.