Dukesha Meghan Markle thyen një tjetër rregull, nuk pranon të lindë me mjekët e zgjedhur nga mbretëresha

407
Sigal

Meghan Markle është një ndër personazhet më të diskutuar të familjes mbretërore, sepse që kur është bërë pjesë e saj ka thyer një sërë rregullash të protokollit. Së fundmi është mësuar se ajo nuk ka pranuar që fëmijën e saj ta sjellin në jetë mjekët gjinekologë, që mbretëresha ka zgjedhur prej vitesh.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, dukesha nuk dëshiron që fëmija i saj të vijë në jetë nga disa burra. Kjo ka qenë disi surprizuese, sepse mjekët në fjalë janë më të mirët dhe ata kanë sjellë në jetë tre fëmijët e Kate Middleton.

Meghan ka kërkuar që në lindjen e saj të asistojë një mjeke femër dhe të ketë afër njerëzit e saj më të dashur. Burimet thonë se mjekët nuk ndjehen aspak të ofenduar nga vendimi i dukeshës, sepse lindja është diçka shumë personale. Meghan Markle pritet që të lindë gjatë muajit maj dhe ky do të jetë fëmija i parë për të dhe Princin Harry.