Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar shqiptarët se nesër në orën 17:00 koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të prezantojë kandidatin për bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Njoftim nga Sali Berisha:
“Nesër, ditën e mërkurë, më datë 9 shkurt, në ora 17:00, në Sallën e Pallatit të Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Z. Elton Bano. Ftoj të gjithë banorët e Lushnjes të marrin pjesë!”



















