Përplasja PD-PS në PE, Monika Kryemadhi: Normale, ja cila është zgjidhja (Video)

535
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e LRI, në Njësinë numër 1 në Tiranë.

Në fjalën e saj, ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas saj ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, pasi sipas saj shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.

“Më thoni sa prej jush duan të largohen nga Shqipëria? Ja e shihni shumica prej jush kërkojë të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe largimin e kësaj qeverie është revolta.”, – tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se po të kemi një politikë pa kriminelë, do të kemi një ekonomi më të fortë.

Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamentin Europian, Kryemadhi tha se ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.

“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë e kërcënimit me armë e oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi RAma mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, – theksoi Kryemadhi.

Më tej ajo i bëri thirrje rinisë të zgjohen pasi LSI do tu dalë në krah.