Do jetë madhështore, zbulohet kur do e mbajnë dasmën Armina dhe Shkëlzeni

529
Sigal

Prej kohësh përflitej se Armina dhe Shkëlzeni do bënin dasmë këtë vit.

Mirëpo Armina e ftuar në “Shiko kush luan” deklaroi se dasma nuk do bëhet sepse ende nuk është organizuar.

Gjërat kanë ndryshuar dhe mesa duket çifti i ka vendosur gjërat në vijë dhe janë gati.
Agjenti i emisionit “Thumb on” ka zbuluar se Armina dhe Shkëlzeni do martohen këtë pranverë.

Dasma do të mbahet në Itali dhe pritet të jetë madhështore e me shumë të ftuar VIP.

Nuk dihet nëse çifti do të zgjedhë Liqenin e Komos, siç ka ndodhur më herët me dasma të tjera të VIP-ave të showbizit.