Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

430
Sigal

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi.

Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në.

Qeveria e re me në krye Albin Kurtin u zgjodh sot me 66 vota derisa 10 deputetë abstenuan.