Ish-ministri Tahiri: Ka kohë të mendoj për politikë

473
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kundërshtoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj. Pas përfundimit të seancës dhe vendimit, Saimir Tahiri ka thënë jashtë ambienteve të Gjykatës, se kësaj maratone po i vjen fundi dhe se deri më 10 mars organi i akuzës ka kohë të mjaftueshme të mbyllë hetimet. I pyetur, nëse do i rikthehet politikës, nëse mbyllen hetimet dhe del i pafajshëm, ish-ministri Tahiri u përgjigj shkurt, duke lënë dyshime dhe mister se: ‘Ka kohë për të gjitha’.