Debate të forta mes Stelës dhe Armandit/ Arjan Konomi: ‘Pis, maskara, je njeri i pështirë e i pafytyrë’

358
Sigal

Ditën e sotme në “Përputhen40”, nisi një debat i ashpër mes Stelës dhe Armandit.

Mes ofendimeve të shumta, ka ndërhyrë edhe opinionisti Arjan Konomi.

Kjo pasi, Armandi i tha Stelës “unë të çjerr maskën, se ti më ke kërkuar s*ks”.

Pas kësaj Stela la studion e indinjuar.

Ndërkohë Arjan Konomi nuk u përmbajt ndaj Armandit duke e quajtur “njeri i pështirë dhe i pafytyrë”.

“Je një njeri i pështirë e i pafytyrë, vetëm një pis e maskara ia bën një femre këtë, duke i thënë këto fjalë.

Edhe sikur të kishte ndodhur vërtetë, nuk mundesh ti t’i thuash këto fjalë duke e kapur në një moment dobësie,” tha Konomi i revoltuar.