Dafina Zeqiri zyrtarizon romancën, publikon foton në krahët e partnerit të ri

35
Sigal

Dafina Zeqiri e ka lënë pas romancën me DJ Geek. Në një foto të postuar në InstaStory, ajo ka postuar foto në krahët e një personi tjetër, por e ka mbajtur të fshehtë portretin e tij.

Në një postim të disa orëve më parë, Dafina ka postuar edhe disa foto e veshur me një fustan të shkurtër të zi. “Date-night”, shkruan këngëtarja duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një takim romantik.

Pavarësisht komenteve dhe lajmeve për identitetin e të dashurit të saj të ri, Dafina ka preferuar të qëndrojë larg mediave lidhur me këtë çështje ndërsa ka sjellë vazhdimisht projekte muzikore.

Një prej tyre, një bashkëpunim me Elinel “A m’ke dasht” do të publikohet më 24 Gusht (sot) në orën 18:00.