Cili është çrregullimi nga i cili vuan Fedez

166
Sigal

Përmes një postimi në rrjete sociale, Federico Lucia – i njohur më së shumti si Fedez – rrëfeu për ndjekësit se është diagnostikuar me një sëmundje, në dukje jo të lehtë. Ndonëse reperi nuk dha detaje të mëtejshme për sëmundjen, intervistat e mëparshme mund të zbulojnë më shumë informacion për gjendjen e tij.

“Më kanë gjetur diçka që quhet demielinim në kokë. Jam në rrezik të sklerozës së shumëfishtë,” tha Fedez në vitin 2019 në “La Confessione” në kanalin Nove në Itali.

Në Instagram së fundmi, Fedez tha se për fat të mirë gjendja është zbuluar në faza të hershme. Ai shtoi se ka lexuar histori të njerëzve të tjerë të cilat i kanë dhënë forcë.

Demielinimi ndodh kur mielina, e cila është veshja mbrojtëse e qelizave nervore, pëson dëmtime. Kur kjo ndodh, mund të shfaqen probleme neurologjike. Jo të gjithë preken në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, disa simptoma janë shumë të zakonshme, si për shembull: humbje e shikimit, probleme me fshikëzën ose zorrët, dhimbje nervore e pazakontë dhe lodhje.

Nervat janë një pjesë kyçe e funksioneve të trupit, kështu që një gamë e gjerë simptomash mund të shfaqen kur nervat preken nga demielinizimi, duke përfshirë: mpirje, humbja e reflekseve dhe lëvizjet e pakoordinuara, shikim i turbullt, marramendje, probleme me kujtesën, dhimbje etj.

Skleroza e shumëfishtë është një gjendje autoimune që sulmon trurin, palcën kurrizore dhe nervin optik. Ka katër drejtime kryesore të sëmundjes që parashikojnë se sa shpejt do të përparojë. Simptomat më të zakonshme janë: lodhje ekstreme, probleme me shikimin, probleme me lëvizjen dhe ndjesi shpimi gjilpërash, djegie ose ndjenja të tjera të çuditshme.

Kjo gjendje nuk ka kurë, por medikamentet mund të zvogëlojnë simptomat. Plus, ka shumë trajtime dhe teknika për t’i mbajtur ato nën kontroll. Diagnostikimi në fazë të hershme ndihmon shumë.