Sigal

Aktori i njohur George Clooney ka perfunduar ne spital, pas nje aksidenti qe pesoi teksa ishte ne Sardenjë ne Itali.

Mediat e huaja raportojne se aktori amerikan, 57 vjeç, thuhet se ishte duke udhëtuar me motorin e tij në Costa Corallina, Puntaldia, kur u përplas me një makinë Mercedes të martën në mëngjes, sipas TGR Rai Sardegna.

george

Një fotografi në vendin e ngjarjes, tregon një xham të thyer te makinës, duke lënë të kuptohet se George e goditi atë gjatë rrëzimit, por pavarësisht kësaj, gjendja e tij nuk mendohet të jetë serioze.

Në spital shkoi me urgjencë edhe bashkeshortja e tij, Amal. Pas gjithë ekzaminimeve mjekët kanë thenë se ai e ka marrë veten.