Celine Dion thotë se e ka mbajtur sekret sëmundjen për shumë kohë për këtë arsye

60
Sigal

Nisur nga rrëfimet e shpeshta, Celine Dion duket se ka qenë një libër i hapur kur bëhet fjalë për betejën e saj me sëmundjen SPS (sindroma e personit të ngurtë). Por, në fakt nuk ka qenë kështu! Në një intervistë të fundit, këngëtarja duke folur për gazetaren Hoda Kotb për “Today” tha se fillimisht e mbajti sekret diagnozën e sëmundjes, derisa kjo nisi ta bëjë të ndihet keq.

Në intervistë, Dion zbuloi se filloi të përjetonte shenjat e para të sëmundjes në vitin 2008, teksa ishte në turneun botëror “Taking Chances”. Por, gjendja e saj do të rëndohej me kalimin e kohës dhe artistja vendosi që të flasë publikisht për sëmundjen në vitin 2022.

Presioni për të fshehur sëmundjen u bë i tepërt, pasi Dion po kujdesej edhe me bashkëshortin e ndjerë që po trajtohej për kancerin e fytit. “Edhe burri im po luftonte për jetën e tij,” tha ajo. “Më duhej të rrisja fëmijët e mi, duhej të fshihesha. Më duhej të përpiqesha të bëhesha thjesht një heroinë.”

Celine Dion thotë se e ka mbajtur sekret sëmundjen për shumë

FOTO: GETTY

Celine shtoi se nuk donte të gënjente fansat e saj. “Nuk mund ta bëja më këtë,” i tha ajo gazetares. “Të gënjyerit për mua, ka qenë një nga gjërat më të vështira që më ka ndodhur në jetë, pasi të gënjeja njerëzit që më kanë sjellë në nivelin ku jam sot për karrierën apo famën thjesht ishte e tepërt. Nuk mund ta bëja më,” shtoi Dion.

Përveç betejës me problemet fizike të kësaj sëmundjeje, nga dhimbjet e brinjëve te pafuqia fizike për të qëndruar në këmbë, Celine shpjegoi se përpjekja për të kënduar në këtë gjendje i jepte një ndjesi mbytjeje. “Është sikur dikush po të shtrëngon nga fyti dhe ti thjesht nuk nxjerr dot zë,” përfundon ajo.

Po çfarë është “Sindroma e personit të ngurtë” (SPS)?

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje auto-imune. Kjo sindromë ndodh 1 në 1 milion raste dhe bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa që lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur. Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes.