Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së

69
Sigal

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar legjitim i PD-së është Sali Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

Pas këtij vendimi, është ndalur të flasë për mediat, Flamur Noka, i cili tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.

Noka: “Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej tre vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.

Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e keqe për regjimin.

Një opozitë e përçarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.”

Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së

Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së

Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së

Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së