Elita Rudi dhe Gjiko lidhën kurorë me 21 shtator po dasma e tyre vazhdon ende të bëjë jetonë në mediat rozë. Moderatorja shqiptare në ditën më të rëndësishme të jetës së saj ishtë bërë një princeshë e vërtetë.

Elita, e lidhur ngushtë me familjen e saj, edhe në ditën më të lumtur të jetës, ishte e mbushur plot me dashurinë, mbështetjen e tyre pa kufi, sidomos në çastet më domethënëse të dasmës.

Në fotot e postuara nga moderatorja shohim motrën e saj Natyra, e cila ëshët si dy pika uji me Elitën. Aty pranë Natyrës është edhe një mbështetje tjetër e madhe.

Arta Rudi, nëna e Elitës, e cila, megjithëse përtypet në çdo skenë emocionale, bën edhe të zonjën e shtëpisë duke u kujdesur që gjithçka të shkojë siç është organizuar.

Të dyja, Arta dhe Natyra, kanë qenë frymëzim në jetë dhe mbështetje e madhe për Elitën, ndaj edhe moderatorja e bukur, një foto me të shtrenjat e saj nuk mund të linte pa e ndarë edhe me miqtë virtualë. “Më të shtrenjtat e mia, nëna dhe motra…” – i prezanton Elita në këtë foto, e cila nuk ka nevojë për koment.foto galeri
foto galeri

foto galeri