Britney Spears mund të mos e shohim më kurrë në skenë! Arsyeja?

209
Sigal

Britney Spears ka shumë arsye për t’u gëzuar pasi siguroi një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë.

“Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo.

Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel.

Kujtojmë se këngëtarja dëshiron që të ketë kontrollin e jetës së saj pa kufizimet e sigurisë së një kujdestarie.

Mirëpo, pas gjithë këtyre ngjarjeve, Britney-n mund të mos e shohim më kurrë në skenë.

“Britney është e fokusuar tek jeta e saj private dhe rikthimi në skenë nuk është pjesë e dëshirave të saj për momentin.

Aq më pak, tani që mori propozimin nga i dashuri. Familja dhe dashuria janë çdo gjë për të”- kanë treguar burime pranë këngëtares.

39-vjeçarja i është drejtuar dy herë gjykatës muajt e fundit, duke e përshkruar kujdestarinë si “abuzive” dhe duke kërkuar me forcë që babai i saj të hiqet nga roli i tij.

Karriera e saj ka qenë në duart e kujdestarit ligjor që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Por më vonë Britney kërkoi ta hiqte babain nga ky rol, duke e akuzuar atë për “abuzim me kujdestarinë”. Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keq bërje dhe ka shprehur shqetësim për shëndetin e vajzës.

Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë – njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të çështjeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë.

Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri derisa ai të ishte në atë rol dhe mesa duket këtij momenti i erdhi koha.