Bradley Cooper dhe Lady Gaga sërish në një film bashkë

478
Sigal

Kimia mes dyshes së artistëve Lady Gaga dhe Bradley Cooper u vu re gjatë filmit “A Star Is Born”. Madje sipas burimeve kjo kimi u bë dhe shkak për përfundimin e marrëdhënies së aktorit me partneren e tij modelen, Irina Shayk.

Por mesa duket fansat kanë arritur të ‘bindin’ dyshen që të rikthehen në një produksion së bashku. Sipas mediave të huaja Cooper dhe Gaga do të jenë pjesë e kastit të prodhimit kinematografik ‘Guardians Of The Galaxy 3’.

Bradley do të ketë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do të luajë të dashurën e tij.

Por duket se ata nuk do të ndalen me kaq pasi shumë shpejt do të bashkëpunojnë edhe në muzikë. Megjithatë nuk ka ende një datë konkrete se kur ata priten të shfaqen së bashku në publik.