Shpërtheu pasi Cardi B fitoi çmimin ‘Grammy’, Ariana Grande sqaron situatën

531
Sigal

Ariana Grande vërtetë nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, por sigurisht ishte duke e ndjekur atë. Këngëtarja bëri një reagim që askush nuk po e priste pasi Cardi B fitoi çmimin ‘Best Rap Album’. “Plehra. Dreq. Sinqerisht gjepura”, shkruajti Ariana në ‘Twitter’ dhe menjëherë e fshiu statusin. Kur e kuptoi që fjalët e saj nuk ishin të hijshme, kërkoi falje.

Më pas Ariana shpjegoi se nuk kishte asgjë personale me reperen dhe kërkoi falje. Ajo thjesht ishte e mërzitur që ish-partneri i saj, Mac Miller nuk mori një çmim. Mamaja e tij ishte pjesë e ceremonisë, duke pritur se mos ndoshta djali i saj do fitonte diçka, ndaj kjo ishte një arsye më shumë që Ariana reagoi kundra festivalit. Kujtojmë se Ariana dhe Mac kanë qëndruar bashkë për 2 vjet, por vitin që kaloi, këngëtari ndërroi jetë si pasojë e mbidozës.