Adriano Celentano feston 82-vjetorin e lindjes

1188
Sigal

Këngëtari dhe aktori i njohur Italian, Adriano Celentano festoi dje 82- vjetorin e tij. Në karrierën e tij 50-vjeçare në skenë ai ka arritur suksese të mëdha si në muzikë, ashtu edhe në filma ku ka marrë pjesë.

Falë karrierës së tij të gjatë dhe sukseseve botërore të tij, ai tashmë është quajtur edhe Elvis Presley italian. Që prej vitit 1964 këngëtari ka në krah bashkëshorten e tij Claudia Mori. Që në fillimet e karrierës së tij Celentano do të kthehej në një figurë shumë të dashur për publikun italian dhe më gjerë.

Adriano Çelentano numëron në karrierën e tij të gjatë muzikore 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura. Ai gjithashtu ka qënë protagonist në rreth 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Suksesin më të madh Adriano Çelentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti.