Policia vihet në ndjekje të autorit pas grabitjes tek “Komuna e Parisit”

541
Sigal

Policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorit që kreu grabitjen e një pike të dhënies së kredive tek “Komuna e Parisit”. Përmes një njoftimi paraprak për mediat, thuhet se grabitësi i maskuar dhe i armatosur ka marrë rreth 50 mijë lekë të reja.

Njoftimi

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.