Aurela, jap veten në skenë, sepse nuk i dua paratë qyl

482
Sigal

Aurela Gace ishte e ftuara e radhës e Ori Nebiajt në programin veror “Pushime On ToP’ Këngëtarja rrëfeu gjatë për “sekretet” e jetës së saj si bashkëshorte por edhe nënë.

“Faleminderit zotit që e ka sjellë Skerdin në jetën time sepse çdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. Më ka ndihmuar dhe shtyre për mirë në karrierën time. Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë që ndjeva për atë njeri”.

Image

Kush i merr vendimet, se ai të menaxhon?

“Unë sigurisht e pyes dhe ia kam lënë në dorë çdo gjë jashtë skene. Në skenë, ai e di që e dua skenën dhe nuk ndërhyn, kur e teproj ai ma thotë, paçka unë e kam inat, kur ma thotë”

Pra mirë s’të vjen?

Jo, më vjen mirë, sepse ai është njeriu i parë që dua të ma thotë, kur gaboj apo rrëshkas. Kurse ne anën e menaxhimit, se si unë paraqitem përpara publikut, ia kam besuar prej 8 vjetësh përpara, kur akoma askush nuk besonte në atë çfarë ai thoshte dhe në atë që ne donim të bënim.

A grindesh ti me Skerdin?

Jo, në familje jam njeri shumë i qetë dhe ne merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai e do rrëmujën time. Mua s’më pëlqen që ai pi cigare, por ai e di vetë, sepse është madhor dhe duhet ta dijë vetë më mirë se ç’bën, janë kënaqësitë e tij, pa qenë nevoja ti gërricem unë.

Cila është dobësia e Aurelës?

Prekem shumë kollaj nga ç’mendojnë njerëzit. I them vetes mos e çaj kokën, por ka disa gjëra shumë të vogla që me prekin. Mund të qaj dhe me një film.

Sa i takon performcave të saj ‘live’, Aurela u përgjigj; “Ne vijme në koncert jo me një ‘usb’, mbrëmë kanë ardhur 3 kamion me materiale teknike, saundi dhe fonie dhe staf teknik. Nuk pranoj ndryshe, nuk ka rrugë të dytë, nuk pranoj me ‘usb’, sepse nuk pranoj të marr para qyl. Të dal para publikut me ‘usb’ dhe të tallesh, për mua është qyl, sepse nuk lodhesh, kur publiku ka harxhuar kohën dhe lekët për respektin që të të shikojë.

Si je ti me vajzat e tua?

Jam shumë e butë dhe ndonjëherë Skerdi me flet, sepse thotë që bëhet ai gogoli. Në familje është ai gogoli.

Ke projektuar ëndrra për to?

Jo, Unë nuk mund të vendos për to. Ato do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat.

Unë kam për detyrë të rris, t’u jap dashuri, t’u tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe.

Ka një problem: Vajza ime e madhe, që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj, që të jetë si unë. Njëherë më tha diçka që më preku: ‘Njerëzit presin që unë të këndoj si ty’. E tha me zhgënjim. Është shumë e gabuar. Unë u preka shumë.

A bëni pushime?

Sigurisht që bëjmë, 2 herë në vit, por nuk i nxjerr shpesh në rrjetet sociale dhe nuk tregoj, se ku jam asnjëherë. Nuk më duket interesante. Ama më duket interesante të postoj, kur shkoj në palestër. Jap tjetër mesazh për vajzat dhe nënat që me ndjekin. Më shkruajnë që u jap forcë. Nuk jam njeri i jashtëzakonshëm, por ai është qëllim që i vë vetes. Mua s’më pëlqen të varem dhe jam shumë rehat me format e mia.