Djali i Johnny Depp në gjendje të rëndë shëndetësore

516
Sigal

Djali adoleshent i Johnny Depp, Jack po përballet me probleme të rënda shëndetësore. Nëna e tij Vanessa Paradise humbi premierën e filmit të saj të fundit në Paris për të qëndruar pranë 16-vjeçarit.

Aktorja 45-vjeçare duhej që të merrte pejsë në premirën e filmit “A Knife In The Heart”, por u detyrua të anulonte në minutën e fundit. Regjisori i filmit Yann Gonzalez, shpejgoi mungesën e saj duke thënë se Vanessa kishte marrë lajme shumë të këqia.

“Për fat të keq, Vanessa Paradise nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte. Ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit të saj”, tha ai.

Nuk dihet saktësisht se çfarë problemesh shëndetësore ka Jack. Pas lajmit për sëmundjen e djalit, Johnny është parë duke hypur në një autobuz në Mynih, Gjermani pasi mbaroi performancën me grupin e tij Hollywood Vampires në Tollwood Festival.

Edhe pse çifti nuk u martua kurrë, ata kaluan 14 vjet së bashku, nga 1998 në 2012. Përveç Jack, ata gjithashtu kanë një vajzë 19-vjeçare, Lily Rose Depp.