Tronditet Kolumbia, largohet para kohe nga loja James Rodriguez

457
Sigal

Po luhen dy ndeshjet e fundit të Grupit H të Botërorit, Senegal-Kolumbi dhe Japoni-Poloni.

Nga ky grup polakët janë të eliminuar, ndërsa tre ekipet e tjera luftojnë për dy vendet që do të kualifikohen në turin tjetër.

Në takimin deçiziv mes Senegalit dhe Kolumbisë, në minutën e 31-të largohet nga fusha e lojës ylli i Bayern Munchen, James Rodriguez.

Zëvendësimi i tij i prish mjaft punë kolumbianëve, të cilëve u duhet patjetër fitorja për t’u kualifikuar.