Sigal

Jeta private e producentit të njohur, Flori Mumajesi ka shfaqur gjithnjë interes për publikun dhe për mediat. Por, herë herë nuk harron edhe të na ngacmojë me pastime romantike, ku herë shfaqet duke kënduar vargje të ndjera, herë duke qëndruar krah një vajzë, të cilës duke i duket fytyra dhe herë duke postuar foto me përshkrime dashurie.

Mbrëmjen e së hënës, kantautori ka postuar foton e dy duarve të kapura bashkë dhe në njërën prej tyre shfaqet një unazë në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës apo martesës.Sigurisht, në përshkrim nuk ka asgjë më tepër se një zemër, por kaq mjafton për të ngritur pyetjen: Mos vallë Flori Mumajesi është në një lidhje serioze dhe tani po e ndan me ne? Një gjë është e sigurtë, përgjigjen mbetet të na e japë vetë Flori në ditët në vazhdim.