Ja lëvizja që mund të bëjë Johnny Depp nëse Amber Heard nuk e paguan

131
Sigal

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka përfunduar, por lajmet për ish-çiftin vazhdojnë të jenë të shumta. Financat e aktores së njohur mund të sekuestrohen dhe ti jepen ish-bashkëshortit të saj Depp.

Heard është në kërkim të kapitalit për të paguar Depp pasi ky i fundit fitoi gjyqin për shpifje.

Sipas “New York Post”, Heard thuhet se ka falimentuar, që do të thotë se ajo do të detyrohej të shesë pronat për të paguar kompensimin që i takon Johnny Depp.

Në rast se Heard nuk është në gjendje të paguajë, Depp potencialisht mund të konfiskojë shtëpinë e saj në Luginën “Yucca” të Kalifornisë.

“Depp mund të fillojë procedurat e mbledhjes në mënyrë që ai të mund të mbledhë pagën e Heard, nëse ajo ka një pagë ose të ardhura,” tha avokati Jeremiah Denton.

Image

“Ai mund t’i bashkëngjisë pronat e saj në pagesë, që në thelb do të thotë t’i sekuestrojë ato,”  vazhdoi avokati.

Avokati i Heard, Elain Bredehoft, ka treguar tashmë se aktorja nuk është në gjendje të përballojë pagesën e plotë, e cila arrin shifrën e 8.35 milionë dollarëve.

Ndërkohë, aktorja mund të detyrohet të shesë një Tesla Model X, të cilën ia ka dhuruar Elon Musk.

Heard po mban një profil tepër diskret, duke shmangur kërkimin e vëmendjes mediatike.

Ajo ka dhënë vetëm një intervistë që prej gjyqit, por nuk ka bërë asnjë deklaratë tjetër.