Reagimi i parë i Noizy-t pas koncertit të tij ‘Alpha Show’

138
Sigal

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.

Një ndër momentet më kulminante nga koncerti ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.

Në fund, ishte momentit i Noizy-t! Ai këndoi hitet e tij ndër vite, që u kënduan dhe u duartrokitën nga fansat e tij pa pushim.

Gjithashtu u zbulua edhe se sa pjesëmarrës kishte koncerti i Noizy-t.

Burime për “lokimagazine.com” bëjnë me dije se në koncertin “Alpha Show” te reperit ishin plot 15 mijë persona.

Mirëpo, së fundmi Noizy ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”. Ai ka postuar një foto të skenës ku në pah bie kurora gjigante.

“Saga vazhdon”, shkruan Noizy duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

Të shumtë ishin edhe personazhet VIP qe shijuan si publik koncertin e Noizy-t.

Ndër ta përmendin Blerim Destani, Fjodora Fjora, Alketa Vejsiu, Jonida Maliqi, Ermal Mamaqi, Eva Murati, Estela Ujka e shumë të tjerë.