Sigal

Aktorja e njohur turke Nurgul Yeslicay prej disa vitesh është duke përjetuar një histori dashurie me partnerin e saj, Necati Kocabay. Çifti duket se po shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe tani gjërat janë bërë më serioze. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat turke, Nurgul është shprehur se momentalisht janë duke punuar për projektet e tyre, por martesën e kanë primare.

“Të bësh një fëmijë do shumë përkushtim. Për momentin jemi të dy shumë të zënë me punët tona dhe nuk do mund t’i përkushtoheshim ashtu siç duhet një fëmijë. Megjithatë, nuk e mendojmë këtë gjë duke bërë plane konkrete, por e lëmë në dorë të fatit. Përsa i përket dasmës, po, do të martohemi. Megjithatë, kjo është një tjetër temë për të cilën nuk kemi bërë plane konkrete. Dimë që duam të martohemi, por nuk e kemi vendosur se kur do të ndodhë”,- është shprehur aktorja.

resim 095831GL

Martesën e tyre e ka konfirmuar edhe djali i Nurgul, i cili ka treguar se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me Necatin.