Sigal

Ndikimi i familjes Kardashian duket se ka prekur edhe aktoren e njohur turke, Meryem Uzerli. Prej kohësh ajo përflitet në media për ndërhyrje të shumta estetike dhe fansat shprehen se frymëzim për të është bërë Kim apo Khloe Kardashian.

Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Los Angeles dhe arsye për këtë është bërë dermatologu personal i vajzave Kardashian. Nëpërmjet një videoje të publikuar në “Instagram” Meryem shprehet se ka shkuar tek ai për të bërë një trajtim të fytyrës, pasi cigarja dhe lodhja ja kanë dëmtuar shumë. Ajo i ka kërkuar dermatologut të njëjtin trajtim që bëjnë yjet e “KUWTK”.