VIDEO/ Reperit i vjedhin atletet, Gold AG publikon videon e hajdutit: Allahu të udhëzoftë!

138
Sigal

Reperi nga Kosova Gold AG, emri i të cilit është Arian Gushi ka rënë pre e vjedhjes pasi dikush i ka marrë atletet para derës së shtëpisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Agushi me anë të një statusi në Facebook ku dhe ka shpërndarë videon e momentit të vjedhjes. Gold AG tha se nuk donte ti postonte videot por u shpreh se e bëri për të tjerët që të ruhen nga ky person.

Postimi i plotë:
Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë