Adrian Bujupi dhe Jasmina ‘kapen’ përsëri bashkë dhe nuk po dimë çfarë të mendojmë

172
Sigal

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin.

Gjithë “zhurma” nisi kur Jasmina u shfaq në klipin e Bujupit dhe pastaj nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet. Pavarësisht kësaj dyshja nuk i kanë konfirmuar këto zëra madje duke insistuar që janë vetëm shokë.

Por pamjet e postuara së fundmi nga festa e ditëlindjes së Sara Hoxhës tregojnë ndryshe. Ka qenë pikërisht Ledri i cili ka postuar një video të Ardianit i cili duket i shoqëruar me Jasminën dhe po e shijonin mjaft kohën me njëri-tjetrin.

Image

Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun. Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”– është shprehur ajo.